Kukësi prezanton afrimin e radhës

Futboll

Kukësi prezanton afrimin e radhës

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 12:58
Kukësi prezanton afrimin e radhës

Alija Krniç është lojtari më i ri i Kukësit. Sulmuesi malazez, ka firmosur ditën e sotme me klubin verilindor një kontratë 2 vjeçare.

Krniç vjen të Kukësi nga kampionati serb, aty ku sezonin e fundit ishte pjesë e Javor Maris.

Njoftimi i klubit:

Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi i djathte Alija Krnić eshte zyrtarisht futbollist i skuadres sone! Futbollisti malazez me origjine shqiptare ka firmosur me klubin nje kontrate dy vjecare, duke u bere keshtu futbollisti me i ri ne skuader.

Krnić vjen te Kukesi nga kampionati serb ku sezonin e fundit ka qene pjese e skuadres se Javor Matis ne Superlige. Ne te kaluaren, ai ka qene pjese e ekipeve si Deçiç Tuz, Almudevar e Iskra.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese sulmuesit Krnić me fanellen e ekipit tone

Skeda e Lojtarit:

Emri: Alija Krniç

Mosha: 23 vjeç

Kombësia: Malazez

Gjatësia: 1.75 m

Pozicioni: Sulmues i djathte, sulmues i dyte

Klubet e mëparshme: Decic Tuz, Almudevar, Iskra, Javor Matis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat