McKennie: Në Itali më mungon privatësia

Futboll

McKennie: Në Itali më mungon privatësia

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 13:04
McKennie: Në Itali më mungon privatësia

Weston McKennie mbylli sezonin e tij të parë me fanellën e Juventusit dhe aktualisht është kthyer në Dallas për të pushuar pranë familjes, teksa së fundi ka dhënë edhe një intervistë për mediat amerikane.

Mesfushori 23-vjeçar, të cilin Juventusi e bleu nga Schalke 04, pranoi se është mjaft i kënaqur me vitin e parë te klubi torinez dhe tha se në Itali merr shumë vëmendje nga tifozët, që shpesh bëhet edhe e lodhshme.

“Juventusi është klubi më i madh në Itali dhe sa herë që shkoj në qytet, gjë që nuk e bëj shpesh, më ndalojnë çdo 10 metra për autograf dhe foto. Vëmendja ndaj futbollistëve është shumë e madhe dhe shpesh të ndjekin pas për 200 metra, të futen në dyqanet që frekuenton dhe kërkojnë foto.
Mundohem të maskohem, por nuk ia dal dot, pasi këtu më njohin të gjithë jo vetëm mua, por edhe qentë e mi, ndaj është pak e vështirë të dalësh xhiro”, u shpreh McKennie.

Aktualisht futbollisti po kalon pushimet pranë familjes në Dallas, ku thotë se ka gjetur qetësinë e duhur për t’u relaksuar dhe takuar miqtë, para se të rikthehet në Torino për t’u përgatitur për sezonin e ri.

“Jam me familjen time dhe takoj miqtë që kam këtu. Në Dallas provoj një emocion që nuk e gjej as në një vend të Europës. Gjej veten time, ndihem një djalë i thjeshtë i qytetit”, deklaroi amerikani i parë që ka veshur fanellën e Juves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat