Busquets: Kampionati Europian është i fundit për mua

Futboll

Busquets: Kampionati Europian është i fundit për mua

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 13:31
Busquets: Kampionati Europian është i fundit për mua

Sergio Busquets iu është shtuar zërave që i bëjnë thirrje Lionel Messit t’i japë fund pasigurisë për të ardhmen te Barcelona dhe të angazhohet për një kontratë të re. I pyetur nga Cadena Ser, kapiteni i kombëtares spanjolle tha: “Shpresojmë se do të vazhdojmë të luajmë së bashku edhe seyonin e ardhshëm. Le të shohim nëse ai do të rinovojë”.

Tani për tani, fokusi i mesfushorit fitues të Kupës së Botës është të kërkojë lavdinë në Kampionatin Europian, me një vend të 1/8 finale, pavarësisht përpjekjeve në fazën e grupeve. 

32-vjeçari e ndihmoi Spanjën të fitojë “Euro 2012” dhe është i dëshpëruar ta marrë përsëri në duar trofeun, pasi nuk ka gjasa të mos luajë më shumë në turne të tillë ndërkombëtarë: “Po, Kampionati Europian është i fundit për mua, por Kupa e Botës nuk e di. Nëse Luis Enrique më kërkon të shkoj në Kupën e Botës, a do ti them jo? Nuk e di, do të shohim”.

Ndërsa ditët e tij me Spanjën mund të jenë duke u mbyllur, nuk ka asnjë sugjerim që Busquets po përgatitet të varë këpucët në gozhdë. Megjithatë, planet janë duke u hartuar për kur të vijë ajo ditë: “Po, mendoj se do të provoj si trajner. Nuk është e lehtë, duhet të jesh i vlefshëm, duhet të dish të komunikosh me lojtarët, por do të doja ta provoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat