I ardhur me bujë një vit më parë te Juventus, por...

Futboll

I ardhur me bujë një vit më parë te Juventus, por...

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 14:01
I ardhur me bujë një vit më parë te Juventus, por...

I ardhur me bujë një vit më parë te Juventus, braziliani Arthur mund të largohet shumë shpejt nga Torino, pasi Massimiliano Allegri duket se e ka nxjerrë nga planet e tij dhe u ka kërkuar drejtuesve t’i gjejnë një tjetër skuadër futbollistit.

Pas një sezoni pa shkëlqim nën drejtimin e Andrea Pirlos, Arthur është lënë jashtë planeve nga Allegri, megjithatë kjo është shndërruar në një telash për drejtuesit e klubit bardhezi, pasi në këtë situatë, asnjë klub nuk është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për kartonin e brazilianit.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Juves kanë nisur negociatat me Lazion për të dhënë në huazim brazilianin, në një operacion ku do të synohet edhe përfshirja në marrëveshje e transferimit të Milinkoviç-Saviç, një futbollist mjaft i vlerësuar nga Allegri.

Arthur preferohet shumë nga Sarri, që dëshiron një mesfushor qendror të aftë të qarkullojë shpejt topin, ndaj këtë sezon braziliani mund ta kalojë në huazim në kryeqytet dhe nëse bind, verën e ardhshme mund të përfshihet në një shkëmbim me mesfushorin serb të Lazios.

Ndërkohë drejtuesit e Juventusit i kanë ofruar edhe PSG-së një shkëmbim huazimi mes Arthur dhe Mauro Icardit, megjithatë kjo ide nuk ka joshur shumë francezët, që sapo kanë marrë Wijnaldum për mesfushën dhe nuk duan në investojnë më në atë repart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat