Shkupi - Llapi në termin të mbrëmjes me shikues

Futboll

Shkupi - Llapi në termin të mbrëmjes me shikues

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 14:19
Shkupi - Llapi në termin të mbrëmjes me shikues

Skuadra e Shkupit po vazhdon fazën e përgatitjeve në Ohër dhe futbollistët nga dita në ditë po ndjejnë formën e duhur. 

“Edhe përkundër se në dy miqësoret e zhvilluara në Ohër kemi pësuar disfata, gëzon fakti se të gjithë në ekip janë mirë dhe nuk ka të lënduar.

Nga ana tjetër po afrohet dita për ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës së UEFA-s, kur ekipi ynë me 8 korrik do të jetë nikoqire e skuadrës kosovare, KF Llapi.

Tani më është vendosur që ndeshjen e parë e luajmë në cilësinë e nikoqirit, ndërsa stadiumi arena “Todor Proeski” do të jetë “shtëpia” ynë për garat evropiane.

Sipas protokolleve të reja dhe lehtësimit të masave anti kovid, në këtë përballje stadiumi do të jetë i hapur me 30% të kapacitetit sa ka stadiumit (36.400), që do të thotë se në tribuna atë ditë do të mundë të kemi mbi 10 mijë shikues.

Tani më po bëhen planet për çmimet e biletave dhe datën se kur do të dalin ën shitje, ndërsa ndeshja Shkupi – Llapi do të luhet në terminin e mbrëmjes, duke filluar në orën 20:00”, - njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat