Enrique po i bëhen makth në Europian

Futboll

Enrique po i bëhen makth në Europian

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 14:28
Enrique po i bëhen makth në Europian

Hija e Realit të Madridit është shumë e madhe. Luis Enrike ishte lojtari i parë në historinë e Spanjës që vendosi të mos kishte asnjë futbollist madrilen në listën e 24 të grumbulluarve për Europianin. Por futbolli është i çuditshëm. Real do të përndjekë trajnerin e kombëtares deri në finalen e turneut. Për ta nisur me Kroacinë. Modriç me shokët e tij e presin ditën e hënë në Kopenhagen. Ai ka histori me kombëtaren dalmate, sepse ishte e para si rivale e tij kur u bë trajner i Spanjës. Ndaj Kroacisë ai bëri ndeshjen më të mirë si trajner i Spanjës, por në Zagreb nuk arriti që të merrte një tjetër rezultat pozitiv.

FRANCA- Nëse të hënën rivali madrilen është Modriç, nëse arrin ta kalojë, do të gjejë të tjerë futbollistë. Nëse Franca do të kalojë Zvicrën, atëherë kundërshtarët e Luis Enrikes do të jenë Rafael Varan, Karim Benzema dhe ndoshta një madrilen i kamufluar si Mbape. Është e vërtetë që Spanjës nuk i bëhet dot gol, por e vërteta është që Franca prezantohet me treshen e frikshme: Benzema, Grizman dhe Mbape.

SUPOZIMET– Le të vazhdojmë me llogaritë dhe supozimet. Në rast të një kalimi të mundshëm kundër Francës, Spanja do të ketë në horizont një mes Belgjikës dhe Portugalisë.

Te luzitanët është Krisitano Ronaldo, i cili është një legjendë e Realit, pavarësisht se është lojtar i Juventusit. Një tjetër madrilen në zemër është Pepe. Por nëse Belgjika do të arrijë të eliminojë skuadrën e Portugalisë, edhe aty ka futbollistë të Realit të Madridit. Nuk bëhet fjalë për ish-lojtarë, por lojtarët aktualë. Aty janë Eden Hazard dhe Tibo Kurtua. Do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe i madh nëse Spanja do të arrinte deri në finale, por edhe aty ekziston rreziku i madh që të ketë përballë një madrilen.

Në anën tjetër të eliminatoreve, favoritja kryesore është Gjermania e Toni Krosit. Luis Enrike vendosi që të linte në shtëpi Ramosin, Naçon dhe Asension, por madrilenët do t’i dalin në rrugë dhe kërkojnë që t’i prishin punë. Luço shpreson që të shkojë sa më larg, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë duke parë formën që ka treguar Spanja në këto ndeshjet e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat