Juventus ofron brazilianin

Futboll

Juventus ofron brazilianin

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 14:34
Juventus ofron brazilianin

Juventus vazhdon të punojë në merkato për të përmirësuar repartin e mesfushës. Bardhezinjtë janë në rrugë të mbarë për të firmosur me Manuel Lokatelin, mirëpo nuk kërkojnë vetëm italianin.

Në fokusin e tyre është prej kohësh edhe Milinkoviç Saviç. duket se këtë verë do të kërkojë të bëjë një kapërcim në karrierë dhe torinezët mund të jenë të duhurit.

Megjithatë, operacioni nuk do të jetë i lehtë ndërsa Juventus mendon t’o ofrojë Lacios, Artur. Braziliani nuk ka miratimin e Alegrit, ndërsa nga ana tjetër, Sarri do ta mirëpriste krahëhapur te Lacio.

Gjithsesi, problem mbetet vlerësimi i ndryshëm i futbollistëve. Juventus e vlerëson Artur 70 milionë euro, ndërsa Lacio e vlerëson pak më shumë Saviç.

Ndaj, mbetet për t’u parë lëvizja e Tares dhe Lotitos. Ndërkohë, Juventus punon edhe për të rikthyer në ekip Miralem Pjaniç me anë të formulës së huazimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat