Bashkëlojtari i Ronaldos zbulon dietën ushqimore të yllit portugez

Futboll

Bashkëlojtari i Ronaldos zbulon dietën ushqimore të yllit portugez

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 15:01
Bashkëlojtari i Ronaldos zbulon dietën ushqimore të yllit portugez

Bashkëlojtari yllit portugez, Cristiano Ronaldo, ka zbuluar dietën ushqimore që përdor top golashënuesi i deri tanishëm i Kampionatit Evropian, Ronaldo.

Ditë më parë Ronaldo largoi shishet e Coca Cola-s nga konferenca e tij për media dhe më pas piu vetëm ujë, shkruan GazetaBlic Sport.

I riu Juventusit, Daouda Peeters, ka zbuluar se Ronaldo nuk përdorë asnjëherë pijen më të famshme në botë, Coca Cola.

Ai ka thënë se dieta ushqimore e Ronaldos është e rreptë dhe se ai përdor vetëm ushqime të shëndetshme, si brokoli, oriz, dhe mish pule, por asnjëherë, Coca Cola.

“Ronaldo gjithmonë ha të njëjtën gjë. Brokoli, mishi i pulës dhe orizi. Ai pi vetëm ujë, jo Coca-Cola, natyrisht”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat