Kroatët paralajmërojnë Spanjën

Futboll

Kroatët paralajmërojnë Spanjën

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 15:33
Kroatët paralajmërojnë Spanjën

Luka Modriç nuk njeh moshë, është i përjetshëm, Mateo Kovaçiç është e tashmja dhe e ardhmja e Kroacisë që pret 1/8 e finaleve kundër Spanjës. Pikërisht mesfushori i Chelsea-t, kampion i freskët i Europës foli në konferencë shtypi. Nga Spanja dhe Reali i Madridit e përzunë, dhe tani ka dhe një rast për t’u hakmarrë.

“Me siguri që jam përmirësuar që kur lashë Realin, kam bërë progres. Chelsea më dha mundësinë për të luajtur me më shumë vazhdimësi. Është me të vërtetë e çuditshme të mos shohësh as edhe një lojtar të Realit te kjo Spanjë”.

Në lidhje me ndeshjen Kovacic është i qartë.

“Do të jetë luftë, kemi dëshirë të imponohemi. Fitorja me Skocinë na ka dhënë shumë besim, edhe në stërvitje shihet që me zor presin të mbajmë topin, diçka që e duam shumë”.

Në këtë aspekt, natyrisht që ndihmon edhe një mesfushë me shumë teknikë, si ajo që formon Kovacic me Modric dhe Brozoviq.

“Unë bashkë me Lukën dhe Brozon, ndihemi mirë bashkë. Brozovic është shumë i rëndësishëm për ne. Di si ta mbajë topin, na jep qetësi”.

Është pikërisht kjo treshe në mesfushë që ka bërë që në Kroaci të shpërthejnë krahasimet me trion Boban-Prosineçki-Asanoviq.

“Lërini ata, ata ishin fenomenë. Secili ka kualitetin e tij.Ne sot duhet të demonstrojmë se jemi më të mirë se Spanja, jo vetëm në mesfushë. Rikthimi i Busquets ishte i rëndësishëm për Spanjën, nga ai nis gjithçka.

Duhet të jemi të zotët për ta ndalur, dhe t’i bëjmë presion. Atmosfera te ne është e shkëlqyer. Me zor presin të luajmë në Kopenhagen ku më në fund do të kemi shumë tifozë me ne, do të jetë një emocion i bukur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat