Ramadani: T’i gëzohemi njëherë këtij kalimi

Futboll

Ramadani: T’i gëzohemi njëherë këtij kalimi

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 11:21
Ramadani: T’i gëzohemi njëherë këtij kalimi

Prishtina ka mposhtur Inter d’Escalandes në finalen e raundit paraeliminator me rezultat 2:0.

Më këtë fitore Prishtina do të luajë në raundin e parë të kualifikimeve ndaj Fernecvarosit.

Trajner i Prishtinës, Zekirija Ramadani, është ndarë i lumtur me lojën e treguar dhe fitore, ndërsa foli edhe për kundërshtarin e radhës.

“Objektivi ka qenë i qartë që të kalohet ky turne dhe mendoj se jo vetëm Prishtina, por të gjithë kampionët tjerë paraprak të Kosovës e kanë kaluar këtë raund preliminar duke dëshmuar që kampioni i Kosovës nuk e ka vendin nga ky raund, por nga ajo e para kualifikuese”.

“T’i gëzohemi njëherë këtij kalimi, pastaj do të mendojmë edhe për ndeshjen e radhës e që normal tani favorit kryesor është ekipi kundërshtar, mirëpo për secilin prej nesh është motiv shtesë për ta treguar kualitetin përball Ferencvarosit”.

“Kurse, sa i përket ndeshjes, ishte ndeshje e mirë, kishim një kundërshtar që të paktën e njihnim, jo si kundërshtari paraprak, por nga fotot që i publikuan u duk se edhe ata kishin pasur ndeshjet tona duke i qasur profesionalisht këtij takimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat