Juventus dhe Roma po punojnë për një marrëveshje shkëmbimi

Futboll

Juventus dhe Roma po punojnë për një marrëveshje shkëmbimi

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:13
Foto Ilustrim

Dy skuadrat e mëdha italiane, Roma dhe Juventus janë duke punuar për një marrëveshje shkëmbimi.

Merih Demiral është dëshira e madhe e Romës për repartin defensivë, por çmimi i tij është shumë i lartë.

Zonja e Vjetër është gati ta shes lojtarin dhe kërkon 40 milionë euro që Roma nuk mund t’i ofrojë.

Giallorosët i kanë propozuar Juventusit sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, në mënyrë që ta ulin çmimin për mbrojtësin turk.

Dzeko po vlerësohet rreth 15 milionë euro dhe nëse arrihet kjo marrëveshje atëherë Roma përveç boshnjakut duhet të derdhin edhe 25 milionë euro në arkat e klubit torinez.

Në anën tjetër Giallorosët duan me çdo kusht transferimin e Demiral, pasi turku pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Torino.

Gjithsesi drejtuesit e dy skuadraove po diskutojnë për këtë marrëveshje dhe sipas mediave në Itali brenda këtij muaji mund të arrihet marrëveshja mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat