Finalja me 1 korrik

Futboll

Finalja me 1 korrik

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 18:36
Finalja me 1 korrik

Janë përmbyllur ditën e sotme ndeshjet e dyta të vlefshme për grupmoshën U-13, në kuadër të Turneut të Përfaqësueseve Rajonale që po zhvillohet në Kamëz dhe Fier.

Finalisti i parë i kësaj moshe, Lezha, u përcaktua nga ndeshjet e zhvilluara ditën e hënë në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, ndërkohë që do të përballet me Korçën, që fitoi sot në sfidat e zhvilluara në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” në Fier.

Në ndeshjen e parë, Elbasani barazoi 0-0 me Fierin, ku penalltitë përcaktuan fituesin e kësaj sfide. Elbasanllinjtë u treguan më të saktë, duke fituar me rezultatin 5-4 me penallti. Ndërkaq, në sfidën tjetër, Korça mundi me shifrat 2-1 Gjirokastrën, duke u përballur kështu në ndeshjen e radhës për vendin e parë me Elbasanin. Juglindorët e mbyllën ndeshjen shumë shpejt, duke fituar me rezultatin 2-0. Në ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt, mes Fierit dhe Gjirokastrës, ishin fierakët ata të cilët fituan falë 11 metërshave.

Finalja e kësaj grupmoshe do të zhvillohet ditën e enjte, më 1 korrik, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ky turne, që zhvillohet çdo vit, ka si synim evidentimin e talenteve të reja që janë pjesë e kampionateve rajonale të organizuara nga FSHF-ja si dhe vëzhgimin e tyre nga stafi i ekipeve Kombëtare në FSHF.

U-13 dt. 2009: Fier, Elbasan, Durrës, Gjirokastër

Dt. 29.06.2021 (E martë)

Fieri – Elbasani                                              0-0 (4-5 me penallti)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier

Korçë– Gjirokastër                                         2-1                      

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Korça VS Elbasani                                                 2-0

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier

Fieri – Gjirokastër                                                  2-2 (5-4 me penallti)

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier

Finalja

Korça – Lezha, 1 korrik, ora 17:00, “Elbasan Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat