Ukrainë-Angli në Romë

Futboll

Ukrainë-Angli në Romë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 13:16
Ukrainë-Angli në Romë

Anglia për herë të parë në këtë Europian do të dalë nga strofulla e vet, që quhet “Wembley” dhe do të luajë të vetmin takim larg kryeqytetit të Anglisë, duke u zhvendosur spostuar në një tjetër kryeqytet, në atë të Italisë, Romë.

Nëse kualifikohet kundër Ukrainës, atëherë gjysmëfinalen dhe finalen eventuale do t’i luajë sërish në Wembley.

Një nga armët më të forta të “Tre luanëve”, deri më tani, sidomos në sfidën e fituar ndaj rivalëve të përjetshëm gjermanë, ka qenë mbështetja e tifozërisë, diçka që nuk do ta ketë në “Olimpico”, për shkak se asnjë tifoz anglez nuk do të mund të udhëtojë në Romë për sfidën e 3 Korrikut.

Rregullat anti-COVID, në Itali, imponojnë një karantinë prej 5 ditësh për çdo njeri që udhëton nga Anglia në Itali. Varianti Delta, që është përhapur në Britaninë e Madhe, është një tjetër arsye e fortë se përse autoritetet shëndetësore italiane nuk mund të bëjnë asnjë lëshim. 

Edhe nëse tifozët anglez do të niseshin këtë të mërkurë, më datë 30 qershor, sërish nuk do të mbërrinin ta shlyenin periudhën e karantimit përpara datës 3, kur është ndeshja.

Në “Olimpico”, do të lejohen 16 mijë spektatorë dhe 68% e biletave janë shitur pa u mësuar ende se cilat skuadra do të ishin në çerekfinalen e Romës, pjesa tjetër i është vendosur në dispozicion dy federatave, angleze dhe ukrainase, me nga 2500 bileta për secilën, por që Federata Angleze rrezikon të mos i shesë pikërisht për shkak të detyrimit të karantinimit ose do të përfitohen nga shtetasit anglezë që jetojnë në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat