Zvicra ka vetëm një fitore ndaj Spanjës

Futboll

Zvicra ka vetëm një fitore ndaj Spanjës

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:44
Zvicra ka vetëm një fitore ndaj Spanjës

Pasi eliminoi Francën, Kombëtaren e Zvicrës e pret sërisht një punë e vështirë në Kampionatin Evropian.

Në fazën çerekfinale të “Euro 2020”, të përzgjedhurit e Vladimir Petkoviçit do të takohen me Spanjën.

Nga 22 përballjet paraprake, Spanja ka shënuar fitore në 16-të prej tyre, pesë kanë përfunduar baras, kurse Zvicra ka fituar vetëm një.

Vlen të theksohet se kjo do të jetë hera e parë që Zvicra dhe Spanja do të takohen në një Kampionat Evropian.

Ndeshja Zvicër – Spanjë zhvillohet nesër (e premte) nga ora 18:00 në “Saint Petersburg Stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat