Një tjetër transferim i ri për “Dhelprat”

Futboll

Një tjetër transferim i ri për “Dhelprat”

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 15:33
Një tjetër transferim i ri për “Dhelprat”

Një tjetër transferim i ri për “Dhelprat”, kësaj radhe përforcimi më i ri do të jetë në repartin e mbrojtjes.

Skuadra angleze Leicester City ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të Southampton, Ryan Bertrand, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Marrëveshja mes Leicester dhe Bertrand është arritur, dhe anglezi do të nënshkruajë kontratën e re deri në vitin 2023, me opsionin për ta vazhduar deri në vitin 2024.

“Dhelprat” dje e konfirmuan transferimin më të ri të tyre, sulmuesin Patson Daka, të cilin e transferuan nga skuadra austriake RB Leipzig, ndërsa sot kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin anglez.

Pas shumë ofertave dhe kontakteve, Bertrand ka zgjedhur Leicester Cityn si skuadrën e tij të re në Premier Ligën angleze, dhe pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat