Ja ku luhen gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian

Futboll

Ja ku luhen gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 14:17
Ja ku luhen gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian

UEFA ka vendosur përfundimisht që faza finale e Kampionatit Evropian të futbollit të mbahet në Angli.

Përmes një njoftimi zyrtar, shtëpia e futbollit evropian ka njoftuar se formati i gjysmëfinales dhe finales së Euro 2020 nuk do të ndryshohet. Me këtë rast, ndeshjet do të luhen në Londër, përkundër presionit të Bashkimit Evropian dhe preokupimeve të disa Qeverive, posaçërisht atyre italiane dhe gjermane.

Shumë polemika janë bërë për këtë rast, por mediat e huaja shkruajnë se ka arsye politike dhe ekonomike që faza finale e Evropianit të mbahet në stadiumin “Wembley”. E përditshmja italiane ‘La Gazzetta dello Sport” raporton se UEFA dhe presidenti i saj, avokati slloven Aleksander Ceferin, i kanë borxh kryeministrit britanik, Boris Johnson për rastin që lidhet me Superligën Evropiane.

Gjithashtu, ka kontratë komerciale të nënshkruara tashmë qe një kohë me qeverinë angleze dhe anulimi i këtyre marrëveshjeve do të thoshte humbje e madhe. Pra, përkundër rrezikshmërisë që e sjell COVID-19, UEFA nuk e ka ndërmend të ndërrojë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat