Midis shumë shënjestrave

Futboll

Midis shumë shënjestrave

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 17:18
Midis shumë shënjestrave

Largimi i Gini Wijnaldum e ka lënë Liverpoolin pa një element të rëndësishëm në repartin e mesfushës dhe anglezët janë duke hulumtuar për të gjetur një emër cilësor për ta plotësuar këtë zbrazëtirë.

Midis shumë shënjestrave, të “Kuqtë” tani po shikojnë tek Interi për Nicolo Barellan.

Interi nuk dëshiron të shesë yllin italian, por “Calciomercato” pretendon se situata e ndërlikuar financiare e kampionëve të Serie A do t'i detyrojë ata që të paktën të marrin në konsideratë ofertën e Liverpoolit, sidomos nëse ajo kap shifra të larta monetare.

Barella është njëri nga lojtarët kryesor të Italisë në Euro 2020 dhe sot të do të paraqitet në ndeshjen çerekfinale kundër Belgjikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat