Tregon problemet e Ronaldos

Futboll

Tregon problemet e Ronaldos

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 12:05
Tregon problemet e Ronaldos

Pak gjëra janë identike në imagjinatën kolektive si David Trezeguet me fanellën e Juvenutsit. Disa ditë më parë, megjithatë, francezi vendosi të largohej nga klubi bardhezi, ambasador i të cilit ishte vitet e fundit. Ai do të përballet me sfida të reja, gjithmonë të lidhura me futbollin.

Në një intervistë të gjatë me “Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi foli për nevojën e një ndryshimi të gjeneratave: “Unë dua të rikthehem në futboll. Tani ka trajnerë të rinj, por jo shumë menaxherë të rinj. Mendoj se jemi në fillim të një ndryshimi gjeneratash. Gjithashtu, dua t’i provoj vetes se mund ta bëj menaxherin në futboll”.

Një rol qartë i ndryshëm në krahasim me atë të mbajtur deri më tani nga Trezeguet, i cili analizon nga një këndvështrim tjetër, atë menaxherial, lëvizjet në shtëpinë e Juventusit, përfshirë atë që lidhet me Cristiano Ronaldon dhe efektet pasuese:

“Gabimi më i madh i epokës së Agnelli? Që lejoi Coman të largohej. Goditja më e madhe, nga ana tjetër, është marrja e Cristiano Ronaldos, sepse askush nuk e priste CR7 në një klub, që gjithmonë ka pasur vëmendje të madhe për t’i ekuilibruar gjërat në ADN-në e tij. Sigurisht, ka disa probleme me shokët e tij të skuadrës, ne e pamë atë, por shënoi 100 gola”.

Trezeguet, i cili ka pasur shumë kampionë si shokë skuadre, e di sa e vështirë është të menaxhosh një personalitet të fortë si ai i Ronaldos. Duhen shumë më tepër se një ose dy indikacione në fushë për të siguruar që gjithçka shkon për më të mirën, shkruan telesporti.

“Askush si Zidane nuk ka qenë në gjendje ta menaxhojë atë. Ndoshta Juves i ka munguar një dialog i caktuar. Një trajner mund të marrë një lojtar, t’i tregojë një skemë loje dhe t’i thotë: Shiko, ti ke ecur për 90 minuta. Më jep një dorë për të fituar. Ka lojtarë që të bëjnë të fitosh dhe nuk mund t’i kesh kundër. Ronaldo të bën të fitosh, po kështu edhe Dybala. Të tjerët te Juventusi, me gjithë respektin e duhur, më pak”.

Midis së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes… Kthimi i Massimiliano Allegri në stol dhe mungesa e Alessandro Del Piero në klub: “Juve këtë sezon rrezikoi të mos shkonte në Champions prej humbjes 0-3 me Milanin. Nuk do të kishte ndodhur me Allegri në stol. Del Piero? Nuk e di pse nuk është te Juve. Nuk e di, por për mua diçka e tillë mund të rregullohet duke pirë një kafe së bashku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat