I mërzitur

Futboll

I mërzitur

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 12:29
I mërzitur

Belgjika nuk ia doli të evitojë humbjen me Italinë (2-1) në raundin çerekfinal dhe i dha fund aventurës në Euro 2020. Zhgënjim i madh te “Djajtë e Kuq”.

Trajneri Roberto Martinez nuk e fsheh mërzitjen, teksa nuk ka asnjë kritikë për skuadrën e tij, që bëri të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv ndaj kombëtares së kaltër.

“Është e vështirë të flasësh në këto momente për të ardhmen, ‘plaga’ e eliminimit është akoma e freskët. Jam i mbushur me emocione, kështu që dua ta analizoj me qetësi këtë turne. Italia luajti shumë mirë dhe e meritoi, urime për kualifikimin.

Pavarësisht humbjes, tifozët belgë duhet të jenë krenarë për ne. Lojtarët e mi nuk bënë asnjë gabim, por nuk ia dolëm dhe ndjejmë vetëm zhgënjim e trishtim”, deklaroi trajneri i Belgjikës pas humbjes me Italinë e Mancinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat