Berisha: Mësova shumë dhe dhashë gjithçka

Futboll

Berisha: Mësova shumë dhe dhashë gjithçka

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 16:38
Berisha: Mësova shumë dhe dhashë gjithçka

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha u zyrtarizua ditën e sotme si afrimi më i ri i Torinës në Serinë A.

32 vjeçari nënshkroi një kontratë 3 vjeçare me klubin granata duke u largua nga Spali pas dy sezonesh.

Mbi këtë transferim, ka reaguar dhe vetë Berisha i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale ka falënderuar Spalin dhe shokët e skuadrës për dy sezonet e kaluara.

‘’Ferrara! Ishte vërtet kënaqësi kaloja këto dy vite me ju, mësova shumë dhe dhashë gjithçka. Më bëtë të ndihem si në shtëpi…

Tani udhëtimi im fillon me një ekip të ri dhe jam vërtet i lumtur, mezi pres të filloj’’, shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat