FC Vushtrria: Ky nuk është vetëm një premtim 

Futboll

FC Vushtrria: Ky nuk është vetëm një premtim 

Nga: K.G. Më: 3 korrik 2021 Në ora: 21:04
FC Vushtrria: Ky nuk është vetëm një premtim 

Vushtrria ka vetëm një qëllim: Rikthimin në Ligën e Parë të Kosovës. Kurrë me keq nuk ka qenë Vushtrria, është në Ligën e dytë të Kosovës, një skuadër që në edicionin 2013-2014 doli kampion i Kosovës nën drejtimin e Ismet Munishi.

“Klubi ynë i zemrës ka hyrë në binarët e rikthimit në majat e futbollit të Kosovës, ky nuk është vetëm një premtim por një synim i përbashkët i gjithë neve. 

FC Vushtrria tashmë ka presidentin dhe kryesinë e re të njohur tashmë nga të gjithë e që u zgjodh në kuvendin e fundit.

Kryesia ka dyert e hapura që të plotësohet tutje për secilin person që ka vullnet e dëshirë për ta dërguar klubin atje ku i kemi synimet, pra dera e klubit mbetet gjithmonë e hapur.

Duke qen së është kështu i vëjmë në dijeni edhe një herë të gjitha palet e interesit duke nisur nga FFK dhe secilën palë se qëndrimet tona mund të shprehen dhe të merren parasysh vetëm e vetëm nga kryesia e re dhe presidenti të dala  nga kuvendi i fundit.

Asnjë person tjetër as nuk përfaqëson as nuk do të mund të përfaqësoj klubin tonë. 

Një ëndërr, një dashuri dy ngjyra”, njofton FC Vushtrria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat