Ronaldo nuk dëshiron largimin nga Juventusi

Futboll

Ronaldo nuk dëshiron largimin nga Juventusi

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:04
Cristiano Ronaldo

Sulmuesi Cristiano Ronaldo pritet ta vazhdojë kontratën me Juventusin.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, agjenti i Ronaldos Jorge Mendes i ka kërkuar Juventusit të vazhdojë kontratën e klientit të tij.

Sulmuesi ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në Qershor të vitit 2022, dhe mund ta vazhdoj atë për një vit deri në 2023.

Kohëve të fundit kishte shumë zëra që e lidhni 36-vjeçarin me një kalim te Man Utd dhe PSG por duket se ai do të qëndrojë në Itali.

Palët nuk kanë filluar ende bisedimet për vazhdimin e kontratës, por drejtuesit ‘Binanconerë’ tashmë janë informuar për dëshirën që ka Ronaldo të mbetet në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat