Tifozët e Anglisë ëndërrojnë

Futboll

Tifozët e Anglisë ëndërrojnë

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:58
Tifozët e Anglisë ëndërrojnë

Përkrahësit e Anglisë janë duke ëndërruar për lavdi në Euro 2020, pasi e panë kombëtaren e vet tek e shkatërroi 4:0 Ukrainën të shtunën.

Harry Kane me dy gola dhe Harry Maguire dhe Jordan Henderson me nga një, i ndihmuan tre luanëve ta mposhtin lehtësisht Ukrainën në çerekfinale në Romë.

Skuadra e Gareth Southgate do të rikthehet në Wembley të mërkurën për t’u përballur me Danimarkën në gjysmëfinale e këtij turne.

Siç qëndrojnë gjërat, Anglia ka gjasa shumë të mira për ta arritur finalen, e cila zhvillohet po ashtu në Wembley më 11 korrik.

Kjo fitore bindëse i ka ngazëllyer tej mase përkrahësit e Anglisë, të cilët tani besojnë më shumë se kurrë më parë se ekipi i tyre do të triumfojë në Euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat