“Zonja e Vjetër” përgatitet për transferimin e Locatellit

Futboll

“Zonja e Vjetër” përgatitet për transferimin e Locatellit

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 13:52
Manuel Locatelli

Klubi italian Juventus duket se është afër marrëveshjes me mesfushorin e Sassuolos Manuel Locatelli.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Juventus do të takohen gjatë javës me skuadrën e Sassuolos që të gjejnë një marrëveshje per transferimin e Locatellit.

“Zonja e Vjetër” janë të gatshëm ta transferojnë mesfushorin në huazim me detyrim blerje për 40 milionë euro.

Interesim për 22-vjeçarin ka shprehur edhe skuadra angleze Arsenal, por duket se futbollisti preferon një kalim në “Allianz Stadium”.

Mesfushori, ka zhvilluar paraqitje të mira me Italinë në “Euro 2020” duke tërhequr vëmendjen e klubeve evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat