Pedri: Ja ku do zhvillohet lufta e vërtetë ndaj Italisë

Futboll

Pedri: Ja ku do zhvillohet lufta e vërtetë ndaj Italisë

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 22:53
Pedri

Spanja dhe Italia do të përballen nesër në kuadër të gjysmëfinaleve të Kampionatit Evropian.

Pedri ka folur për media para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Italisë.

Ai ka thënë se mesfusha e dy skuadrave është shumë cilësore dhe lufta e vërtetë do të zhvillohet aty.

“Të dy skuadrat kanë një mesfushë të mirë, me shumë cilësi dhe mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e diskutueshme në atë aspekt. Ajo me më pak gabime do ta fitojë atë”, tha Pedri.

Ndeshja Spanjë – Itali do të zhvillohet nesër nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat