Prishtina para sfidës së madhe në Champions League

Futboll

Prishtina para sfidës së madhe në Champions League

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 11:21
Prishtina para sfidës së madhe në Champions League

Prishtina do të zhvillojë sot (e martë) një ndeshje tejet jetike për historinë e klubit, e përballë e ka Ferncvarosin.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Groupama Arena” në Budapest në kuadër të rrethit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Bardhëekaltrit do të shpresojnë që të marrin një rezultat pozitiv ndaj skuadrës nga Hungaria, e që takimi do të jetë aspak i lehtë.

Prishtina ka analizuar në detaje kundërshtarin e tyre dhe do të tentojë të godasin në pikën e dobët, për të marrë fitoren.

Sot do të luajë edhe Shkëndija që takohet me Muran e Sllovenisë nga ora 20:00, derisa ne shpresojmë që të dy skuadrat shqiptare të kalojnë tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat