Hakimi përshëndetë tifozët e Interit: Nuk e imagjinova se do të largohem

Futboll

Hakimi përshëndetë tifozët e Interit: Nuk e imagjinova se do të largohem

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 20:19
Achraf Hakimi

Achraf Hakimi ka filluar zyrtarisht aventurën e tij të re në PSG. Anësori maroken luajti vetëm një vit me “Nerazzurrët”, por ai me siguri ka zënë një vend të rëndësishëm në historinë e klubit.

Ish-lojtari i Real Madridit i ka përshëndetur tifozët e Interit duke thënë se ishte një krenarit për të veshur fanellën e këtij klubi dhe se përjetoi një vit të mrekullueshme në Itali.

"Ka qenë vetëm një vit, por çfarë viti! Kur erdha, kurrë nuk do ta kisha imagjinuar se çfarë do të thotë të veshësh një fanellë të Interit. Ishte një krenari e jashtëzakonshme për të bërë pjesë këtij klubi. Ishte një sezon i vështirë për shkak pandemisë, por unë isha në gjendje të përjetoja momente të paharrueshme, të fitoja Scudetton dhe të bëja histori me ju.”

“Dua të falënderoj të gjithë anëtarët e stafit trainues, punonjësit e klubit, tifozët dhe shokët e ekipit për afeksionin, profesionalizmin dhe respektin e tyre. Dhe gjithashtu familjen time për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në çdo kohë. Unë gjithmonë do ta kem Interin në zemrën time. Një përqafim të madh për të gjithë! Forca Inter! ", ka thënë Hakimi në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat