Rikthehet në Romë

Futboll

Rikthehet në Romë

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 21:07
Rikthehet në Romë

Operacioni i Leonardo Spinazzolës në Finlandë shkoi me sukses dhe paraditen e sotme mbrojtësi italian u rikthye në Romë me një fluturim privat me destinacion aeroportin e Ciampinos.

Menjëherë sapo zbriti nga avioni, futbollisti 28-vjeçar mori një makinë për të shkuar në qendrën stërvitore të Romës, në Trigoria, ku edhe takoi nga afër trajnerin e ri të verdhekuqve, Jose Mourinhon.

Ky i fundit është duke plotësuar 5-ditëshin e karantinës në ambientet e klubit, para se të nisë përgatitjet për sezonin e ti, teksa pas telefonatës ngushëlluese, tani është takuar edhe nga afër me Spinazzolën.

Bashkë me teknikun portugez në qendrën stërvitore ka qenë edhe mbrojtësi Gianluca Mancini, të cilët i kanë uruar shërim të shpejtë Spinazzolës, ndërsa ky i fundit është kthyer në shtëpi, për të ndjekur nga ekrani sfidën e sotme mes Italisë e Spanjës.

Leonardo Spinazzola u dëmtua në ndeshjen çerekfinale ndaj Belgjikës, pasi këputi tendinën e Akilit dhe pas operacionit, do t’i duhen rreth 6 muaj kohë për t’u rikuperuar plotësisht, ndaj rikthimi në fushë parashikohet në fillim të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat