Juril: Shpresoj që tifozët të vijnë sa më shumë të na mbështesin

Futboll

Juril: Shpresoj që tifozët të vijnë sa më shumë të na mbështesin

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 14:59
Juril: Shpresoj që tifozët të vijnë sa më shumë të na mbështesin

Në prag të sfidës së nesërme të Konferencë Ligë ndaj Vllaznisë në Bosnjë në orën 21:00, në konferencën për shtyp tek skuadra e Shiroki Brijeg është shfaqur trajneri Toni Karaçiç, kapiteni Mato Staniç dhe sulmuesi anësor Alen Juril. Ku të tre theksojnë se duan rezultat pozitiv ndaj skuadrës së Vllaznisë:

“Prapa nesh janë dy javë stërvitje cilësore dhe përgatitje për sezonin e ri. Unë besoj se ne kemi bërë gjithçka si duhet, kemi pushuar dhe do ta mirëpresim ndeshjen me gatishmëri të plotë. Kjo lojë do të jetë një sfidë e madhe për ne, por shpresoj që përfundimisht të marrim një rezultat pozitiv. Megjithatë, duhet theksuar se nesër nuk do të zgjidhet asgjë, por është e rëndësishme të dalim fitues totalisht nga të dyja ndeshjet, që është objektivi ynë”, tha trajneri Karaçiç.

Me fjalën e trajnerit pajtohet dhe Staniç i cili thekson se e ka parë sesi luan Vllaznia:

“Edhe ne kishim kohë më shumë se të mjaftueshme për t’u përgatitur. Punuam intensivisht, dy stërvitje çdo ditë dhe mendoj se kjo është e mjaftueshme. E kemi bërë mirë kundërshtarin tonë, e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë. Unë personalisht kam parë disa ndeshje për Vllaznisë, janë me cilësi të lartë sa të luajnë për Europën, dhe pothuajse ishin kampionë në Shqipëri.

Nuk besoj se do të ketë shumë ndryshime, sepse trajneri mbeti i njëjtë, por sigurisht jo kundërshtari që nuk mund ta kalojmë”, tha Staniç.

Alen Juril theksoi se skuadra po e pret këtë lojë me përpjekje të madhe:

“Unë mendoj se kemi shumë kundërshtarë të ashpër, por që mund ta kalojmë. Shpresoj që tifozët të vijnë sa më shumë të na mbështesin dhe besoj se do ta prezantojmë si duhet Shiroki Brijegun dhe Bosnjen në Europë këtë vit.”, përfundoi Juril.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat