​Drejtuesit e Serie-A kërkojnë hapjen e plotë të stadiumeve për tifozë

Futboll

​Drejtuesit e Serie-A kërkojnë hapjen e plotë të stadiumeve për tifozë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 18:58
Serie-A

Edicioni i ri garues i kampionatit italian të futbollit Serie-A 2021/22 mund të nis me praninë e tifozëve në stadiume me kapacitetet të plota.

Kjo pritet të ndodhë për shkak se numri i të infektuarve më virusin Covid-19 tashmë është zvogëluar ndjeshëm.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë Gabriele Gravina e ka informuar Këshillin Federal se i kishte shkruar nënsekretarit për Sport Valentina Vezzali.

Ai ka pasur parasysh uljen e ndjeshme të infeksioneve në vend, në lidhje me mundësinë e lejimit të një kthimi të plotë të tifozëve në stadiume me fillimin e kampionatet e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat