Finalja të dielën

Futboll

Finalja të dielën

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 00:02
Finalja të dielën

Itali - Angli do të jetë finalja e Kampionatit Evropian. Finalja do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00.

Anglia e ka eliminuar Danimarkën për t’u kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori, atje ku do të përballet me Italinë, që të martën e eliminoi Spanjën pas ekzekutimit të penalltive,

Finalja e “Euro 2020”, që do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00, do t’i vë përballë dy vende që e njohin shumë mirë njëra tjetrën dhe gjatë historisë janë përballur plot 13 herë.

Italia ka qenë shumë më e mirë se Anglia, duke fituar më shumë takime në përballjet mes tyre.

Shtatë herë ka triumfuar Italia, dy herë Anglia dhe katër herë janë ndarë baras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat