Vendim i turpshëm

Futboll

Vendim i turpshëm

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:34
Vendim i turpshëm

Anglia korri një sukses historik ndaj Danimarkës, duke u kualifikuar për herë të parë në finale e një “Euro”.

Ajo fitoi me rezultatin 2-1, falë një autogoli të Kjaer dhe një penalltie të shndërruar në gol nga kapiteni Harry Kane. Por pikërisht, penalltia e fituar nga Stërling ka bërë rrjetin dhe analistët e futbollit të diskutojnë gjatë.

Ata, janë të mendimit që penalltia, ishte e parregullt, pasi nuk ekzistonte kontakti mes Stërling dhe mbrojtësit danez. Në panelin “Optus Sport”, ish-sulmuesi i Anglisë, Darren Bent ka thënë se ai mendon se turma prej 60 mijë tifozësh në Wembley kishte ndikuar në vendimin e gjyqtarit.

“Nuk është një penallti, nuk ka asnjë kontakt aty brenda. Unë mendoj se ka një prekje të vogël. Nuk mendoj se ishte një penallti, por Raheem Sterling fitoi të drejtën për ta marrë atë penallti sepse sa herë që merrte topin, ai po hynte në zonë dhe përpiqej të bënte gjërat të ndodhnin”, ka thënë Bent.

I të njëjtit mendim është edhe ish-reprezentuesi holandez, Nigel de Jong.

“Nëse jemi plotësisht të sinqertë, kjo nuk është një penallti dhe jam shumë i befasuar që VAR-i nuk e mori përsëri dhe thjesht e shqyrtoi atë pak më gjatë”, ka thënë holandezi pas ndeshjes.

Ishte një ndjenjë që bëri jehonë në të gjithë botën, me ish-lojtarin gjerman Dietmar Hamann që arriti aq larg sa e quajti atë një “simulim i hapur”.

“Ky është një vendim i turpshëm. Ne sollëm VAR-in për arsyen e saktë të ndalimit të këtyre vendimeve. Nuk ka asnjë lloj kontakti. Sapo e vuri topin para tij, Sterling po binte. Mendoj se është një vendim i turpshëm”, ka thënë Hamann.

Me fitoren e arritur, Anglia do të përballet në finale me Italinë, sfidë e cila, do të luhet në Wembley të dielën e 9 korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat