Anglia para finales së madhe

Futboll

Anglia para finales së madhe

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 12:35
Anglia para finales së madhe

Të dielën, më 11 korrik 2021, Italia do të përballet me Anglinë për herë të 28-të. Bilanci aktual i këtij duel gjigantësh europianë është i tillë: 10 fitore axurrët, 9 barazime dhe 8 fitore anglezët, golaverazhi 31-33. Suksesi i fundit blu kundër “Tre Luanëve” daton më 14 qershor 2014, me rastin e ndeshjes debutuese të ekipit italian në Kupën e Botës 2014, e cila e pa Italinë e Prandelli të fitonte 2-1.

Fitorja e fundit e Anglisë, nga ana tjetër, erdhi më 15 gusht 2012, kur ekipi i Roy Hodgson mundi atë italian në në Bernë, me rezultatin 2-1, në një miqësore. Është interesant të theksohet bilanci i 14 ndeshjeve direkte midis dy ekipeve kombëtare, të luajtura në 43 vitet e fundit: nga 14 ndeshjet e luajtura kundër anglezëve që nga viti 1978, në fakt, Italia ka pësuar vetëm 2 humbje, duke marrë jo më pak se 7 fitore.

Të dyja ekipet kombëtare do të përballen për herë të 10-të në Angli dhe për herë të 7-të në “Wembley”. Bilanci i ndeshjeve të luajtura në Angli është i barabartë, me nga 3 fitore në secilën palë. Suksesi i fundit axurr kundër anglezëve, në tokën britanike, daton më 27 mars 2002, domethënë 19 vite më parë, kur ekipi i Trapattonit fitoi 2-0, falë dopietës së Montella, në një ndeshje miqësore.

Suksesi i fundit në shtëpi i anglezëve kundër axurrëve, nga ana tjetër, daton më 16 nëntor 1977, kur ekipi i Greenwod mundi kombëtaren italiane 2-0 në “Wembley” (humbja e vetme e pësuar nga Italia në “tempullin e futbollit” nga 8 ndeshje të luajtura aty, nga të cilat 3 të fituara). 

Duhet të theksohet se ndeshja e vetme e luajtur në të kaluarën nga Italia më 11 korrik daton më 1982, kur axurrët mundën Gjermaninë Perëndimore në finalen e Kupës së Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat