Sota goditja e madhe e Partizanit

Futboll

Sota goditja e madhe e Partizanit

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 14:46
Sota goditja e madhe e Partizanit

Partizani nga Tirana bën një goditje të rëndësishme në merkato duke afruar një mbrojtës shumë cilësor dhe me shumë prespektivë për të ardhmen.

Bëhet fjalë për Eljon Sotën, ish-kapitenin e Apolonisë i cili ka firmosur si lojtar i lirë një kontratë 3-vjeçare me Partizanin duke forcuar ndjeshëm repartin difensiv.

NJOFTIMI I KLUBIT – FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Eljon Sota. Mbrojtësi 23 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë tre vjeçare. Sota pjesë e ekipeve zinxhir të Apolonisë si dhe ish-pjesëtar i ekipit tonë përfaqësues U-21.

Sezonin e kaluar me Apoloninë u konfirmua si i vetmi lojtar i kampionatit tonë, i cili është aktivizuar 90 minuta të plota në 36 takimet e Kategorisë Superiore. Sota do të jetë i gatshëm për përballjen e sotme ndaj Sfintul Gheorghe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat