Italia është gati për finalen e madhe të Europianit

Futboll

Italia është gati për finalen e madhe të Europianit

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 11:07
Italia është gati për finalen e madhe të Europianit

Italia është gati për finalen e madhe të Europianit, përballë Anglisë në “Wembley” dhe këtë e konfirmon mesfushori Marco Verratti, që deklaron se “tre luanët’ u ndihmuan nga një penallti bujare, por se “të kaltrit” nuk tremben nga arbitrimi.

“Kemi parë të gjithë bashkë ndeshjen Angli-Danimarkë dhe nëse do të isha arbitër, nuk do ta jepja atë penallti. Ishte një 11-metërsh bujar, por nuk na tremb arbitrimi për ndeshjen e të dielës, pasi e dimë që për finalen UEFA do të sjellë një gjyqtar me përvojë për nivele të tilla”, deklaroi Verratti.

Anglia ka bërë një arritje historike, duke shkuar për herë të parë në finalen e Europianit dhe po për herë të parë dëshiron të fitojë këtë trofe, megjithatë Verratti pranon se ndeshja e të dielës do të jetë shumë e luftuar.

“Anglia është një skuadër shumë fizike, por njëkohësisht ka futbollistë të shpejtë dhe shumë të fortë teknikisht.

Do të jetë një ndeshje e bukur dhe të dy ekipet do të provojnë të fitojnë, por shpresoj që të jemi ne ata që festojmë. E dimë që stadiumi do të jetë i mbushur me tifozë vendas, por ne jemi profesionistë dhe jemi mësuar tashmë me situata të tilla, ndaj nuk do të ndikohemi aspak”, tha mesfushori italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat