Nuk lejohen tifozët italianë

Futboll

Nuk lejohen tifozët italianë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 13:23
Nuk lejohen tifozët italianë

Finalja e Europianit do të zhvillohet në “Wembley” atje ku do të ndeshet Anglia me Italinë. Një e veçantë e këtij turneu është fakti se ndeshjet janë zhvilluar në shtete të ndryshme. Por kjo ka sjellë edhe shumë ankesa nga ana e Kombëtareve që në disa raste nuk i është përshtatur vendi dhe stadiumi.

E njëjta situatë paraqitet edhe me finalen. Në “Wembley” priten pak më tepër sesa 60.000 tifozë, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre do të jenë anglezë. Ministri i Transportit në Britani, Grant Shaps, e ka thënë hapur se tifozët italianë nuk duhet ta provojnë mundësinë për të ardhur në Angli.

Kjo për shkak të rregullave të forta që janë vendosur në këtë shtet pas daljes së variantit të ri të COVID. Federata Italiane e Futbollit mendoi për një plan të veçantë me udhëtim çarter, por Shaps u shpreh se të gjitha këto udhëtime janë anuluar.

Pra nuk do të ketë asnjë mundësi të vetme për të udhëtuar nga Italia drejt “Ëembley”, ndërsa stadiumi do të pushtohet vetëm nga anglezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat