Finalja Angli - Itali, Zoff e favorizon këtë kombëtare

Futboll

Finalja Angli - Itali, Zoff e favorizon këtë kombëtare

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 20:37
Finalja Angli - Itali, Zoff e favorizon këtë kombëtare

Dino Zoff i ka dhënë këshilla Italisë se si ta mposhtin Anglinë në Wembley në finale të Euro 2020 dhe është kthyer prapa në vitin 1973. “Ata na quanin kamerierë, por kjo është mënyra më e mirë që një italian të ndizet dhe të luajë”.

Ndeshja luhet të dielën në orën 21:00 në stadiumin Wembley, i cili natyrisht do të jetë i mbushur me tifozë anglez, por që edhe shumë italianë që jetojnë në Angli mund të blejnë bileta. Anglia asnjëherë nuk e ka mposhtur Italinë në një turne ndërkombëtare kurse Azzurri tashmë ka fituar dy herë në Wembley, më 1973 dhe 1997.

“Si thonë në perëndim, ju mund të fitoni aty nëse arrini që të jeni gjakftohtë por me zemër të zjarrtë”, ka thënë legjenda e portierëve të Italisë për Corriere della Sera. “Ishte edhe më vështirë më 1973, edhe pse, ne kurrë nuk e kishim mposhtur Anglinë në tokën e tyre dhe ata ende e konsideronin vetën se janë pronar të këtij sporti. Wembley ishte si një tempull i ndaluar për ata që nuk dinë të luajnë”.

“Ata na qaunin ne kamerierë, duke menduar që po na ofendojnë por ata nuk e dinin se kjo është mënyra më e mirë për ta ndezur një italian duke e bërë atë që të inatoset. Ishte një fitore speciale, pavarësisht se ishte miqësore, por na dha shumë besim se ne mund ta mposhtim çdokënd që na del para”.

Tani situata është shumë më ndryshe, pasi që është një kampionat europian dhe nëse nuk ka fitues pas 90 minutash, atëherë do të këtë shtesa apo edhe penallti. “Anglia luan në shtëpi të saj, kështu që mund të konsiderohen favorit, por ne mundemi sigurisht që t’i mposhtim ata. Italia nuk është aspak inferiore, përkundrazi është e kundërta. Ne kemi kualitetin, përvojën, karakterin dhe unë besoj shumë që ne mund të fitojmë”.

“Në një mënyrë, përballë do të jenë 60 mijë njerëz që do të brohorasin kundër juve. Nuk është turma ajo që shënon gola dhe mos harroni se kjo vë në presion të jashtëzakonshëm lojtarët anglez. Imagjinoni nëse ata nuk fitojnë…”.

“Ende me kujtohet ajo nata e ftohtë, me reshje shiu, goli i fitores se Fabio Capellos dhe gëzimi i pakontrollueshëm i bashkëatdhetarëve tonë të cilët kanë emigruar në Angli. Të luash në Wembley është një ëndërr për çdo lojtar dhe ia pse i them Azzurrëve që ta shijojnë këtë moment dhe mos të kenë aspak frikë”.

Zoff është pyetur edhe për lojtarët të cilët mund ta bëjnë dallimin në finalen e nesërme. “Raheem Sterling është një driblues shumë i mirë me top. Ne nuk duhet t’i japim atij hapësire, përndryshe do të jetë shumë vështirë ta ndalim”.

Italia e ka fituar njëherë trofeun e Europës, më 1968, por ka arritur në finale më 2000 kur Zoff ishte trajner, si dhe më 2012. “Gjëja më e mirë për skuadrën Azzurre është se veprojnë si të bashkuar në skuadër, ata nuk kanë ndonjë prima donë dhe kushdo që zbret në fushë jep më të mirë. E ndjeni dëshirën e tyre për të befasuar nga çdo kënd i lojës”.

Gianluigi Donnarumma ka qenë i pazëvendësueshëm në portën e Italisë, jo vetëm gjatë EURO 2020, por në 33 ndeshjet pa humbje. “Ai ka qenë fantastik gjatë turneut. Gigio ka një kualitet të madh, por tani ndjen se nëse ai arrin në nivele të larta të pjekurisë do ta bëjë atë portierin më të mirë te të gjitha kohrave. Jam i impresionuar me mënyrën se si ai është përmirësuar, si e kontrollon vijën e mbrojtës. Edhe ju mund ta shikoni punën e tij të bukur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat