Zorc qetëson tifozët

Futboll

Zorc qetëson tifozët

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 22:31
Haaland

Largimi i Jadon Sancho i cili pritet të zyrtarizohet te Manchester United, ka krijuar frikë te tifozët e Borussia Dortmund të cilët i tremben edhe një lamtumire të mundshme gjatë kësaj vere të yllit të skuadrës Erling Haaland.

Por për të shuar zërat që flasin për largimin e norvegjezit nga verdhezinjtë ka menduar drejtrori sportiv i Dortmundit Michael Zorc i cili në një intervistë ka konfirmuar qëndrimin e Haaland.

“Situata është e njëjtë, asgjë nuk ka ndryshuar për ne. Ne jemi ende duke planifikuar sezonin e ardhshëm sikur Haaland të ishte pjesë e skuadrës tonë“, deklaroi Zorc.

Lajmet për largimin e Sanchos nuk janë pritur aspak mirë nga Haaland i cili me Dortmundin ka kontratë deri në verën e vitit 2024/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat