Finalja e madhe, që pritet me padurim

Futboll

Finalja e madhe, që pritet me padurim

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:19
Finalja e madhe, që pritet me padurim

Sot, kur bëhet një muaj që kur filloi Kampionati Evvropian i futbollit Euro 2020 do të zhvillohet edhe ndeshja finale e këtij turneu.

Në stadiumin kombëtar “Wembley”, me fillim nga ora 21:00 do të ballafaqohen Anglia dhe Italia.

Të dy këto kombëtare kishin paraqitje të mira në rrugëtimin e tyre drejt finales dhe secila prej tyre kërkon që ta bëjë hapin e fundit për t’u shpallur kampion i Evropës.

Pas kalimit të fazës së grupeve, Italia eliminoi kombëtare si Austria, Belgjika dhe Spanja, kurse Anglia u ballafaqua me sukses me Gjermanin, Ukrainën dhe Danimarkën.

Këto janë formacionet e mundshme:
Anglia (4-3-3): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Phillips, Rice, Mount; Saka, Kane, Sterling

Italia: (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat