Afrim Tovërlani flet për finalen Angli - Itali: Një presion për anglezët

Futboll

Afrim Tovërlani flet për finalen Angli - Itali: Një presion për anglezët

Nga: Kemajl Goca Më: 11 korrik 2021 Në ora: 14:40
Afrim Tovërlani flet për finalen Angli - Itali: Një presion për anglezët

Trajneri më i trofeshëm në Kosovë, Afrim Tovërlani, ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, gjeneratës së sakrificës dhe viteve të pasluftës, tha se sekuencat e vogla mund ta vendosin finalen e madhe të Kampionatit Evropian, mes Anglisë dhe Italisë.

Afrim, cila është më afër trofeut Anglia apo Italia, a do të luan rol edhe përparësia e terrenit?

“Mendoj që gjasat i kanë të barabarta dhe që të dyja janë të forta. Fusha është një përparësi e lehtë por italianët kanë treguar që fusha në të kaluarën nuk i ka penalizuar. 

Stadiumi i mbushur mund të jetë një presion për anglezët sepse dështimi në fushën e tyre do të jetë më i rëndë. 

Mund të vendosin sekuencat e vogla në një finale të madhe si kjo e mund të shkohet në penallti”, thotë Tovërlani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Finalja luhet sonte në orën 21.00 në stadiumin “Wembley” në Londër, ku pritet të janë rreth 60 mijë shikues.

Anglia synon trofeun për herë të parë, Italia për herë të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat