Berisha: E papërshkrueshme

Futboll

Berisha: E papërshkrueshme

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 11:37
Berisha: E papërshkrueshme

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha është rikthyer fushës së blertë, pas lëndimit të pësuar që e mbajti atë jashtë afro katër muaj.

Berisha ishte lënduar më 4 prill në ndeshjen ndaj Ren-it në kuadër të Ligue 1 dhe që atëherë nuk ka bërë ndonjë paraqitje as për klubin as për kombëtaren e Kosovës.

Ai është rikthyer në fushë, duke zhvilluar 45 minuta lojë në ndeshjen miqësore ndaj Okserit.  Berisha përmes llogarisë së tij në Instagram, u shpreh i kënaqur me rikthimin.

“45 minutat e parë në tre muaj, kënaqësia e rikthimit në fushë është e papërshkrueshme”, shkroi Valon Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat