Uzuni kthehet në tokën shqiptare

Futboll

Uzuni kthehet në tokën shqiptare

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 14:57
Uzuni kthehet në tokën shqiptare

Sot është dita vendimtare për klubet shqiptare sa i përket aventurës së tyre në “Champions League”.

Për Teutën mund të themi se gjithçka është mbyllur që në ndeshjen e parë pasi humbën në shifrat 0-4 ndaj Sherif Tiraspol. Durrsakët do të luajnë në transfertë me ekipin moldav, ndërsa përballja fillon në orën 19:00. Nga krahu tjetër edhe për Shkëndijën misioni i kualifikimit është jo pak i vështirë.

Kuqezinjtë e Tetovës e humbën në shtëpi ndeshjen e parë në shifrat 0-1, ndërsa në orën 20:00 luajnë aktin e dytë ndaj Murës, ekipit slloven.

Një tjetër përballje me protagonistë shqiptarë është ajo mes Prishtinës dhe Ferencvaroshit. Myrto Uzuni është kthyer sërish në tokën shqiptare, por këtë herë jo për t’u grumbulluar me Kombëtaren. Ndeshja e parë u fitua nga hungarezët 3-0 dhe kualifikimi është thuajse histori e mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat