Pique tregon pse Italia fitoi “Euro 2020”

Futboll

Pique tregon pse Italia fitoi “Euro 2020”

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 17:01
Gerard Pique

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se Italia me meritë ka fituar “Euro 2020”, por insiston se gjuajtja e penalltive të parët ka qenë avantazh për “Azzurët”.

Italia mposhti Spanjën në penallti në gjysmëfinale dhe mbrojtësi blaugran e ka fajësuar gjuajtjen e penalltive.

Pique nuk e pa të arsyeshme gjuajtjen e penalltitë që ata morën të parët, duke iu dhënë mundësinë e fitores.

“Italia fitoi Euro 2020 me meritë, urime Azzuri. Skuadra më e mirë e të gjithë garës”.

“Sigurisht, fakti që gjuajtën të parët penalltitë iu ndihmoi sërish. Është e lejueshme të gabojnë, njësoi si ndaj Spanjës dhe të jenë të gjallë në gjuajtje të penalltive”, shkroi ai në Twitter.

Ndërkohë, Pique nuk ishte i ftuar nga Luis Enrique për këtë Kampionat Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat