Milan dhe Real Madrid përplasin “brirët”

Futboll

Milan dhe Real Madrid përplasin “brirët”

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 18:38
Milan dhe Real Madrid përplasin “brirët”

Përgatitjet verore i kanë rezervuar Milanit dhe Real Madrid një miqësore e cila shihet me interes nga të dyja skuadrat.

Milani ka ndryshuar shumë që nga sezoni i kaluar dhe vitin tjetër do të luajnë dhe në Champions.

Kuqezinjtë e Piolit duan të testojnë veten me një skuadër të nivelit të lartë dhe ky test do të shërbente më së miri.

Nga ana tjetër, Karlo Ançeloti do të luaj kundër ish-skuadrës së tij dhe ka një mundësi të mirë për të provuar lojtarët e tij kundër një skuadre italiane që është me emër në arenën ndërkombëtare.

Miqësorja do të zhvillohet në datën 8 gusht në orën 18:30, në Klagenfurt të Austrisë. Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e Realit dhe u prit me mjaft interes nga tifozët madrilen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat