Milan e do James si zëvendësues të Çalhanoglut

Futboll

Milan e do James si zëvendësues të Çalhanoglut

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 21:25
James Rodirguez

Mesfushori i Evertonit, James Rodirguez është duke u konsideruar nga AC Milan si zëvendësuesi adekuat i mesfushorit ofensivë, Hakan Çalhanoglu.

Turku befasoi të gjithë muajin e kaluar duke iu bashkuar rivalit lokal, Inter, pas katër viteve në fanellën e “Rossonerëve”.

Milan deri më tani ka transferuar Sandro Tonali, por synon edhe disa përforcime të tjera.

Sipas Marca, Rodriguez pas një sezoni të vështirë te Everton, është duke u shikuar si opsioni adekuat për ta zëvendësuar Rodriguez.

Rodriguez zhvilloi 26 paraqitje për Everton edicionin e kaluar, por nuk u ftua te Kolumbia për Kupën e Amerikës.

Pos James, edhe Isco thuhet se është në ‘radarin’ e shtatë herë kampionit të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat