Përse largohet nga Milani?

Futboll

Përse largohet nga Milani?

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 11:45
Përse largohet nga Milani?

Giggio Donnarumma hap zemrën dhe shpjegon lamtumirën e tij nga Milani nëpërmjet një letre. Lojtari më i mirë i Euro 2020 i cili udhëhoqi Italinë drejt triumfit në Europian me pritjet fantastike këtë verë u largua nga kuqezinjtë me parametër zero duke zgjedhur ta vazhdojë karrierën te Paris Saint Germain.

Tifozët e Milanit e kanë kritikuar madje shumë prej tyre e kanë ofenduar, por Donnarumma në letrën e tij ka vetëm fjalë mjalti për klubin që e afirmoi në futbollin e madh.

“Disa zgjedhje janë të vështira, por ato janë pjesë e rritjes së një burri. Kam arritur në Milano kur isha pak më shumë se një fëmijë, për tetë vjet e mbajta këtë fanellë me krenari, luftova, vuajta, fitova, qava, u gëzova, së bashku me shokët e mi të skuadrës, trajnerët e mi, të gjithë ata që kanë bërë dhe janë pjesë e Klubit, së bashku me tifozët tanë që janë pjesë integrale e asaj që ka qenë një familje për shumë vite. Gjithashtu arrita qëllime të rëndësishme personale, të tilla si debutimi im në moshën 16 vjeç në Serie A.

Kam jetuar vite të jashtëzakonshme që kurrë nuk do t’i harroj. Tani ka ardhur koha për të thënë lamtumirë, një zgjedhje që nuk ishte e lehtë, me të vërtetë, dhe sigurisht që nuk mjafton një postim për ta shpjeguar atë, ose ndoshta as nuk mund të shpjegohet sepse ndjenjat më të thella vështirë se mund të përkthehen me fjalë.Ajo që mund të them është se ndonjëherë është e drejtë të zgjedhësh të ndryshosh, të përballesh me sfida të ndryshme, të rritesh, i plotë. Të gjithë kuqezinjtë që takova, nga e para deri në ditën e fundit, do të mbeten gjithmonë në zemrën time si një pjesë e rëndësishme, vërtet themelore e rrugës së jetës që më bëri ky që jam.

I uroj Milanit të gjitha sukseset e mundshme dhe e bëj me zemrën time, për afeksionin që më lidh me këto ngjyra, një ndjenjë që distanca dhe koha nuk mund ta fshijnë”, shkruan Donnarumma në letrën e publikuar në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat