Kjo është arsyeja për miqësoren luksoze

Futboll

Kjo është arsyeja për miqësoren luksoze

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 13:19
Ancelotti

Më 8 gusht, në Klagenfurt të Austrisë, Real Madridi dhe Milani do të përballen në një miqësore luksi, e cila do të organizohet me një motiv të qartë: kundër diskriminimit. Kupa “Athletes Versus” është gati të merret.

Pra, Carlo Ancelotti do të sfidojë të kaluarën e tij. Ndeshja në fjalë do të luhet në “Wörthersee Stadium”, ku “Los Blancos” dhe ekipi i stërvitur nga Stefano Pioli do të dalin në fushë për t’i thënë jo çdo forme diskriminimi.

Trofeu e ka marrë emrin nga shoqata (Athletes Versus, në fakt) që ndihmon sportistët për të luftuar fenomenin e shëmtuar.

Kjo është arsyeja për miqësoren luksoze, që do ta vendosë Real Madridin kundër Ibrahimovic dhe bashkëlojtarëve të tjerë kuqezinj. Starti i ndeshjes është planifikuar në orën 18:30, me Milanin që takohet me madrilenët 3 vite pas herës së fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat