Ulpiana bën një tjetër goditje të madhe, prezantohet mesfushori brazilian

Futboll

Ulpiana bën një tjetër goditje të madhe, prezantohet mesfushori brazilian

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 15:10
Ulpiana bën një tjetër goditje të madhe, prezantohet mesfushori brazilian

Njëri nga lojtarët më të mirë brazilian që ka zbarkuar ndonjëher në futbollin kosovar, Iran da Coinceiçao, sezonin e ardhshëm nuk do t’a mbaj fanellën e kampionëve të Shqipërisë.

Ish-mesfushori i Teutës, Iran da Coinceiçao ka përfunduar në shënjestrën e klubit lipjanas pas paraqitjeve mbreslënëse që pati sezonin e kaluar, përcjell Ulpianapress. Intersimin për ish-mesfushorin e Sau Paulos dhe disa klube te njohura braziliane kishin shfaqur skuadra të njohura të Superiores dhe Superligës, mirëpo 25-vjeçari ka bërë zgjedhjen e tij.

Ai sot është prezantuar nga drejtori sportiv i bardhekaltërve, Enver Duriqi duke firmosur kontratën me ‘qytetarët’ e cila atë e mban në “Sami Kelmendi” për një vit me mundësi vazhdimi, shkruan Ulpianapress.

Iran da Coinceçao në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e klubeve me të madha braziliane si Sau Paulo për katër vite, America MG gjithashtu për katër vite, kurse në Juventus ka qëndruar për dy vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat