Rinovimi i kontratës me Juventusin, agjenti i Chiellinit jep detaje

Futboll

Rinovimi i kontratës me Juventusin, agjenti i Chiellinit jep detaje

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 07:05
Giorgio Chiellini

Giorgio Chiellini ishte njëri nga mbrojtësit më të mirë të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Davide Lippi i cili njëherësh është Agjent i Giorgio Chiellinit ka treguar situatën në të cilën ndodhet ai me Juventusin dhe a do ta rinovojë kontratën 36 vjeçari.

“Fillimisht Giorgio është nisur për në Kampionatin Evropian dhe vetëm për këtë ka menduar dhe ka qenë i fokusuar”, tha ai.

“Kemi caktuar një takim për të diskutuar me Juventusin por nuk mendoj që këtu është problemi”, shtoi ai.

“Për momentin, palët ende nuk janë ulur për të diskutuar për rinovimin e kontratës por jemi të qetë”, vazhdoi ai.

“Nëse ka ardhur ndonjë ofertë e madhe? Jo, tani për tani nuk ka asgjë. Po presim të ulemi e të bisedojmë me Juventusin”, tha Lippi.

“Pensionimi? Ta mendosh Chiellinin larg fushës së gjelbër për momentin është një çmenduri e vërtetë”, përfundoi Davide Lippi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat