Befason Calhanoglu: Pioli i vetmi që donte të më mbante

Futboll

Befason Calhanoglu: Pioli i vetmi që donte të më mbante

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 10:34
Hakan Calhanoglu

Hakan Calhanoglu la Milanin këtë verë dhe shkoi falas “te armiqtë” e Interit, duke krijuar një bujë të madhe dhe plot polemika. Së fundmi ai ka folur për gjithçka. Ka fjalë të mira vetëm me Piolin dhe është i bindur se do ketë sukses me trajnerin e ri, Simone Inzaghi.

“Ausilio dhe Inzaghi më telefonuan dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk jam i pari dhe nuk do jem as i fundit që shkoj nga Milani te Interi. Doja të bëja një hap përpara dhe kam respekt të madh për Milanin. Pastaj tifozët bëjnë zhurmë, është normale.

Pioli bëri punë të mrekullueshme, më la të luaj në rolin tim, prandaj krijova aq shumë raste dhe dhashë asiste. Duhet ta falënderoj me të vërtetë atë, ai është i vetmi që donte të më mbante. Kemi biseduar shumë herë, por më pas ai respektoi vendimin tim dhe më uroi.

Inzaghi te Lazio luajti me Luis Alberto në rolin tim dhe ne jemi lojtarë mjaft të ngjashëm. Më pëlqen vëmendja e tij, sesi flet me mua dhe si më bën të ndihem. Eriksen? Kam respekt të madh për të. Më pëlqen shumë si lojtar. E njoh atë përmes Kjaer.

Kam folur me të, e pyeta për atë që ndodhi. Shpresojmë ta shohim sërish nga afër dhe ta përqafojmë. Numri 20? Unë doja numrin 10, por ajo i përket Lautaros. Kështu që vendosa ta bëj 10+10″, tha ndër të tjera Calhanoglu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat